FILLIMI     STAFI     KONTAKT  
Sport
Ylli kinez i basketbollit amerikan largohet
Ne brendesi
 

Libri dhe interneti: plotėsojnė apo pėrjashtojnė njėri-tjetrin?

Orsjola Tavani

Zhvillimi i teknologjisė ka prekur pothuajse jetėn e ēdo individi, duke u bėrė kėshtu pjesė e tij, duke e ndihmuar dhe duke i shėrbyer atij nė shumė drejtime. Interneti, ky mjet i kthyer nė njė domosdoshmėri, shihet nga njerėzit si burim informacioni, si mjet komunikimi, duke shkurtuar kėshtu kohėn dhe hapėsirėn, madje ndonjėherė shihet si mjet shpėtimi, atėherė kur koha nuk tė premton shumė.

Shumė njerėz janė magjepsur aq shumė pas kėtij mjeti, sa shpeshherė gjithēka varet vetėm prej tij. Kėshtu, nė jetėn tonė tė pėrditshme, dėgjojmė shpesh tė thuhet: nuk e dija sepse nuk kam hyrė nė internet, akoma nuk jam marrė me atė detyrė se nuk i kam gjetur informacionet nė internet, mė duhet tė shkoj nė internet tė shoh nėse ai libėr ėshtė on-line, etj.

Kjo e vė paksa nė pikėpyetje rėndėsinė e librit nė formė tė printuar. A e ka ai atė rėndėsi qė nė fakt ka pasur, pėrpara se interneti tė bėhej pjesė e jetės sė gjithsecilit prej nesh?

Nė fakt, jo. Dhe nuk pse ta ketė kur kushtet e njeriut janė plotėsuar me forma dhe metoda tė reja tė teknologjisė. Pyetja qė shtohet nė kėtė rast do tė shtohej a ėshtė e drejtė tė nėnvlerėsohet kaq shumė libri me shpikjen e internetit. A duhet mė libri?

Sigurisht qė interneti ėshtė njė mjet shumė i rėndėsishėm, jo vetėm pėr argėtim, por edhe pėr informim, duke kursyer kėshtu kohėn dhe hapėsirėn, madje duke i ardhur nė shėrbim edhe ekonomisė individuale tė individit, duke u bėrė kėshtu mik dhe ‘shėrbyes’ i njeriut, dhe pėr shumė pikėpyetje qė atij i ngrihen gjatė ditės, i hedh sytė vetėm drejt tij; nė punė, nė shkollė, nė aktivitete tė ndryshme, etj.

Lidhur me kėtė ēėshtje, njerėz tė ndryshėm, mendojnė ndryshe, sigurisht nisur edhe nga shijet dhe preferencat individuale.

‘Pėr mendimin tim, interneti e ka eklipsuar rėndėsinė dhe frekuentimin e librit. Duke qenė se ne sot gjejmė biblioteka on-line, tė cilat shumė thjesht mund tė gjenden edhe pa shpenzime, sigurisht qė ndikon nė jetėn e librit, ėshtė shprehur Kujtim Topuzi.‘Thashė dhe mė lart , -vazhdon ai,- se interneti eklipson librin, por nuk e mbyt atė, sepse veēantia e tė lexuarit dhe avantazhet e librit, e bėjnė atė tė jetė akoma pjesė e rėndėsishme e jetės sė njeriut’.

Lidhur po me kėtė ēėshtje, Isidor Koti, pedagog dhe gazetar, ėshtė shprehur: ‘Interneti pėrbėn njė zhvillim tė rėndėsishėm tė teknologjisė sė informacionit dhe tė shpejtėsisė sė lajmit, por ai nuk mund tė zėvendėsojė rolin dhe intimitetin e librit.

Ndėrsa tė gjithė po mendojnė se roli i librit ėshtė drejt humbjes, koha ka treguar se pasuria e tij nuk mund tė zėvendėsohet nga gama e informacionit dhe komunikimit nė internet. Libri ėshtė njė botė e gjallė, ndėrsa interneti ėshtė njė botė virtuale. Njerėzit kanė nevojė pėr ndjesi dhe pėrjetime, tė cilat vetėm libri t’i fal, ndėrsa interneti ėshtė njė ‘manipulator’ i domosdoshėm pėr kohėn, por jo pėr shpirtin’,- pėrfundon ai.

Kėshtu, nga ato sa u thanė mė sipėr, tė krijohet pėrshtypja se interneti, ndryshe nga frika qė ėshtė shfaqur vazhdimisht lidhur me kėtė ēėshtje, nuk e pėrjashton aspak librin, pasi siē u shprehėn edhe parafolėsit, emocionet qė libri tė ofron, nuk t’i ofron kurrsesi interneti. Sigurisht, interneti ka avantazhet e pėrmendura mė sipėr, siē janė shkurtimi i kohės dhe i hapėsirės, dhe patjetėr ekonomia, por ai nuk e zėvendėson librin, i cili sigurisht qė do tė mbetet njė mik i mirė i njeriut.

Frika e shfaqur lidhur me kėtė ēėshtje, ngritur mė shumė nga njerėzit e librave, dhe mė tė drejtė, ėshtė mė shumė si pasojė e pėrhapjes nė masė kaq tė gjerė tė internetit, dhe frika se mos ky mjet i dixhitalizuar do tė zėrė kėshtu gjithė hapėsirat e njeriut, dhe libri do tė mbulohet nga pluhuri i harresės nė raftet personale, apo nėpėr biblioteka dhe librari.

Bardha Nergjoni, gazetare, lidhur me kėtė ēėshtje shprehet: ‘ Teknologjia nė pėrgjithėsi ka ndikuar nė zbehjen e dėshirės pėr leximin e librit, pasi tė jep mundėsinė qė tė gjesh pothuajse gjithēka qė tė duhet. Pra, ėshtė era teknologjike qė ka ndikuar nė zbehjen e leximit tė librit, intensiteti i jetės dhe gjėrat e shpejta, gjithashtu’, - ka mbyllur ajo fjalėn e saj.

Pra, ajo qė del nė pah nė biseda lidhur me kėtė ēėshtje, ėshtė fakti se pavarėsisht arsyes, pėr tė cilėn nė njė rast apo nė njė tjetėr zgjidhet interneti nė vend tė librit, ėshtė zgjedhja, pa marrė parasysh arsyet.

Nga studimet qė janė kryer lidhur me kėtė ēėshtje, ka rezultuar se pėr momentin, dhe nuk dihet se pėr sa kohė do tė jetė kėshtu, interneti dhe libri, kėto dy forma tė ndryshme tė transmetimit tė informacionit, janė mė tepėr ndihmuese dhe plotėsuese tė njėra-tjetrės, pra ato thjesht shtojnė njohuritė e pėrdoruesve tė tyre, dhe ende nuk bėhet fjalė pėr njė konflikt qė mund tė krijohet me pėrdorues dhe lexues, tė cilėt janė tė ndarė nė dy kategori; pėrdorues tė internetit dhe lexues tė librave. Gjithsecili prej nesh, pėr tė plotėsuar nevojat e tij, preferon t’i alternojė tė dyja, pėr tė qenė kėshtu sa mė i informuar, lidhur me njė ēėshtje apo njė tjetėr.

Ka gjithsesi disa arsye, tė cilat tė bėjnė tė mendosh se libri klasik prej letre, nuk do tė zėvendėsohet asnjėherė nga librat on-line. Gjithmonė, njė libėr dhuratė tė krijon njė ndjesi shumė tė bukur, shfletimi i njė libri, gjithashtu, lėnia e ndonjė shėnimi nė tė, leximi dhe rileximi i tij herė pas here, etj, janė disa nga gjėrat qė nuk mund t’i bėsh dot nė njė libėr on-line. Pikėrisht kėto janė ndjesi qė njeriu i pėlqen, dhe me siguri do tė kujdeset pėr t’i pasur nė jetėn e tij!







E Merkure, 25 Maj 2011
 
KOMANDOT
Njerez
Spektakel
Personazh
Personalitete
arkiva
AMERIKA VOTON
Financa
Protagoniste
Shendeti
Religjion
Reklamoni
Intervista
Nenat
Familja
Kinema
rrethet
Lajmi i ditės
Moti
Drejtesi
Letersi
Koment
Kryeqiteti ndryshe
Kosovė
Diplomaci
media
Forum
Art
Udhetojme me Agonin
Analize
opinion
Turizem
Jeta
Energji
Profil
Kontinent
Cmimi nobel
Metropol
Aktualitet
POLITIKE
RAJONI
Lajmi i fundit
speciale
Portret
Lajmi ne thellesi
Kontinent
Reportazh
Nje dite si sot
Shkence & Teknologji
Rubairat e qytetit
Soft
Champions League
Tirana
Moti
Holiday
Fakti i dites
Kafshet
Diplomaci
Ekonomi
Ambientalizem
Kronike
Kulture
Arsim
Argument
Bota
Diplomaci
Ekonomi
Sport
Kontakt
Staf
Kush Jemi
Shoqeria
Termat e perdorimit