FILLIMI     STAFI     KONTAKT  
Sport
Ylli kinez i basketbollit amerikan largohet
Ne brendesi
 

Skėnder Jareci, 24 vjet nga ndarja me meteorin e futbollit

Sot mbushen plot 24 vjet tė ndarjes nga jeta e njė prej yjeve tė futbollit shqiptar, Skėnder Jarecit. Edhe pse i ndarė nga jeta nė moshėn 53-vjeēare ai do tė mbetet nė mendjen e tė gjithė sportistėve shqiptarė si njė ndėr futbollistėt mė tė shquar tė Shqipėrisė. Mbresat e jashtėzakonshme qė la nė tė gjitha stadiumet, bėn qė ai tė jetojė pėrgjithmonė nė mendjen dhe zėmrėn e ēdo sportdashėsi. Ai zotėronte njė teknikė tė jashtėzakonshme dhe njė talent tė rrallė. Tek ai futbollist spikaste aftėsia e tij dhe intuita e njė sulmuesi shumė tė spikatur. Filda bashkėshortja e tė ndjerit Skėnder Jareci tregon se: "Skėnderi ishte njė njeri shumė i veēantė. Njė person fantastik. Nuk mund ta krahasoj me asnjė. Ishte shumė i edukuar, korrekt me njerėzit, i sjellshėm dhe shumė i dashur mė tė gjithė. Kishte njė shpirt tė madh. Ai ishte njė sportist, familjar dhe njė njeri i me vlera tė rralla". "Ai lindi dhe vdiq me dėshirėn qė tė jepte edhe jetėn pėr sportin. Ishte shumė sensibėl. Njė njeri shumė i pėrkushtuar nė sport, familje e shoqėri. Tė gjithė e donin dhe e respektonin, ai ka bėrė shumė pėr futbollin dhe me kėtė fjalė nė gojė edhe dha shpirt", tregon e shoqja Filda. Skėnder Jareci lindi nė Durrės mė 5 maj. Filloi qė tė spikaste me talentin e tij tė radhė, qė me ekipin e Durrėsit nė moshėn 14-vjeēare dhe do tė kulmonte me aktivizimin e tij nė kombėtare atėherė kur nuk ishte mė shumė se 18 vjeē. Skėnderi zotėronte njė teknikė tė pėrsosur aq sa nė fushė dukej si njė "balerin". Nofka qė shokėt e thėrrisnin ishte "Skilja", sepse ai i sillte tė gjithė mbas topit dhe shquhej pėr teknikėn e lartė ku asnjė nuk arrinte t'ia rrėmbente topin nga kėmbėt. Ai ishte elegant, me trup shumė tė rregullt me pamje si atlet dhe me sukseset e tij do tė mbahet si ndėr qendėrsulmuesit mė tė mirė qė ka pasur historia e futbollit shqiptar. Ai ishte njė futbollist shumė i kompletuar, finok, dinak, me intuitė tė rrallė, organizator shumė i aftė dhe improvizues e krijues i madh sulmesh. Ai ishte truri e mendja e sulmit tė skuadrės. Skėnder Jareci kudo qė ka shkuar ka pasur rezultate tė mira, si nė punėn e trajnerit apo ndihmės trajnerit profesion qė e bėnte me shpirt e pėrkushtim tė madh. Si futbollist ai fitoi shtatė tituj kampion me Dinamon, gjashtė kupa tė Shqipėrisė me Dinamon. Ka drejtuar skuadrat e Vllaznisė, Dinamos dhe Teutės. Ka zhvilluar tetė ndeshje me kombėtaren dhe 40 pėrfaqėsime ndėrkombėtare me skuadrat shqiptare. Ai shquhej pėr mjeshtėrinė e drejtimit tė skuadrės dhe horizontin e tij prej njė profesionisti tė vėrtetė. Ka njė karrierė 16-vjeēare dhe shumė tė pasur si futbollist. Ai ėshtė ndėr trajnerėt dhe sportistėt mė tė arrirė dhe tė suksesshėm nė futbollin shqiptar. Ai shquhej nga tė tjerėt si "dhelpėr" pėr drejtimin e ekipit dhe pėr grackat qė u ngrinte ekipeve kundėrshtare me skemat e pėrdorura nga ai. Ishte njė trajner dhe njė futbollist shumė i zgjuar. Ai gėrshetoi elementin e ri me pėrvojėn dhe eksperiencėn e skuadrės. Futi metoda tė reja nė stėrvitje dhe perfeksionoi sistemin teknik tė kohės dhe stilin e lojės sė futbollit. Mė 1967 Skėnder Jareci lė sportin e luajtur. Talenti i tij nuk ishte vetėm si lojtar, por edhe si trajner dhe kėshilltar qė do tė mbahet mend prej tė gjithėve si njė ndėr trajnerėt dhe sportistėt mė tė suksesshėm nė Shqipėri. Skėnderi ishte njeri shumė fisnik dhe shumė i thjeshtė. Ai mbante nė shpirtin e tij zemėrgjerėsinė dhe sjelljen e njė njeriut tė kulturuar. Kanceri nė stomak nuk do ta lejonte qė tė jepte akoma mė shumė pėr futbollin. "Ndėrsa ishte i sėmurė dhe kur vinin miqtė e tij pėr ta takuar, ai ndihej shumė i lumtur dhe thoshte se lirohej. Kėta miq i kujtonin sportin dhe sikur ia lehtėsonin dhimbjen. Persekutimi e lodhi shumė dhe ia shtoi sėmundjen. Ai asnjėherė pėr shkak tė biografisė nuk u lejua qė tė kishte tė drejta tė barabarta. Nuk ėshtė shpėrblyer pėr aq sa ka dhėnė nė sport. Por megjithatė ai qėndron ndėr figurat mė tė larta tė sportit nė Shqipėri. Dhe pėr kėtė jam krenare shumė", citon nė tregimin pėr tė paharrueshmin e sportit shqiptar Skėnder Jarecin, bashkėshortja Filda. Mban titujt "Mjeshtėr i Merituar i Sportit" dhe "Nderi i Sportit Shqiptar", tituj qė janė shumė pak pėr vlerėsimin e kėsaj figure me potenciale tė jashtėzakonshme nė tė gjitha sferat e jetės shoqėrore.

E Diele, 09 Mars 2008
 
KOMANDOT
Njerez
Spektakel
Personazh
Personalitete
arkiva
AMERIKA VOTON
Financa
Protagoniste
Shendeti
Religjion
Reklamoni
Intervista
Nenat
Familja
Kinema
rrethet
Lajmi i ditės
Moti
Drejtesi
Letersi
Koment
Kryeqiteti ndryshe
Kosovė
Diplomaci
media
Forum
Art
Udhetojme me Agonin
Analize
opinion
Turizem
Jeta
Energji
Profil
Kontinent
Cmimi nobel
Metropol
Aktualitet
POLITIKE
RAJONI
Lajmi i fundit
speciale
Portret
Lajmi ne thellesi
Kontinent
Reportazh
Nje dite si sot
Shkence & Teknologji
Rubairat e qytetit
Soft
Champions League
Tirana
Moti
Holiday
Fakti i dites
Kafshet
Diplomaci
Ekonomi
Ambientalizem
Kronike
Kulture
Arsim
Argument
Bota
Diplomaci
Ekonomi
Sport
Kontakt
Staf
Kush Jemi
Shoqeria
Termat e perdorimit